
Elbasani dhe Egnatia kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”, duke barazuar pa gola 0-0 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Takimi u karakterizua nga raste të shumta shënimi për të dyja skuadrat, por mungesa e konkretizimit bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në vërshëllimën përfundimtare.
Ndeshja u ndikua edhe nga dy kartonë të kuq. Në minutën e 7-të, u ndëshkua Boje i Elbasanit, duke lënë ekipin vendas me një lojtar më pak që në fillim të takimit.
Më pas, në minutën e 29-të, edhe Egnatia mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Flamur Ruçit, duke baraspeshuar forcat në fushë.
Pas këtij barazimi, Elbasani ngjitet në vendin e parë të renditjes me 53 pikë, një më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Nga ana tjetër, Egnatia mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, duke ruajtur diferencë të vogël nga kreu.
rezultat i mwrituar per rë dy ekipet