
Juventusi dhe Çelsi vijojnë negociatat për shkëmbimin Vlahoviç-Lukaku, por rruga deri në gjetjen e një akordi pritet të jetë ende e gjatë. Masimiliano Alegri nuk e ka me nxitim, nuk është se po pret me padurim Lukakun, në një kohë kur Vlahoviç jep garanci, këtë e vërtetoi edhe kundër Realit të Madridit. Drejtuesit e Juves më shumë kërkojnë të lëvizin për të përfituar para kesh, pra me largimin e Vlahoviç kërkojnë të sigurojnë 40 milionë euro, plus kartonin e Lukakut. As në Londër nuk e kanë me shumë nxitim, për këtë arsye deri në këtë pikë nuk ofrojnë më shumë se 20 milionë euro kesh për Vlahoviç, plus Lukakun.
Kjo lëvizje është e kushtëzuar shumë edhe nga trajneri i Çelsit. Mauricio Poçetino nuk dëshiron të nxitohet pasi sipas mediave angleze, argjentinasi beson shumë te Broja. Ai kërkon të shoh nga pranë sulmuesin kuqezi, për të krijuar një ide më të qartë. E ardhmja e talentit shqiptar në Londër është ende në dyshim, deri në fund të gushtit pritet të dëgjojmë ende, por fjalën e fundit pritet ta thotë Poçetino.
Lini një Përgjigje