
Minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë, kanë parë të zhvillohet një episod mjaft interesant mes Kristiano Ronaldos dhe gjyqtarit italian Daniele Orsato.
Portugalia po ekzekutonte një goditje dënimi në krahun e majtë të sulmit dhe Ronaldo mori përsipër gjuajtjen. Por Orsato nuk nisi lojën edhe pse CR7 ishe gati të gjuante.
Ai u afrua dhe duke bërë shenjë nga Ronaldo që portugezi të shtynte topin, pasi e kishte afruar pak nga pak duke e vënë në pozicion të favorshëm për të goditur portën. Një moment i veçantë që bëri të qeshte edhe vetë futbollistin, i cili e përjetoi me shumë humor këtë episod.
Lini një Përgjigje