TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 21:24

Edon Zhegrova gati të bëjë prapaktheu pas dështimit te Juventusi; mesfushorin shqiptar e kërkojnë në Francë, por jo Lilë

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova gati të bëjë prapaktheu pas dështimit te

Edon Zhegrova mund të jetë pranë një largimi nga Juventusi në fund të këtij sezoni, pas një periudhe zhgënjyese në Torino. I transferuar me shumë bujë verën e kaluar nga Lilë për shumën e 16 milionë eurove, futbollisti kosovar nuk ka arritur të gjejë hapësirat e pritura në formacionin bardhezi.

Zhegrova nuk ka mundur të fitojë besimin fillimisht të trajnerit Igor Tudor dhe më pas të teknikut aktual, Luçiano Spaleti. Gjatë këtij sezoni, ai ka regjistruar vetëm 375 minuta në të gjitha garat, një shifër që konsiderohet larg pritshmërive të krijuara pas transferimit të tij.

Mungesa e aktivizimit ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit, me klubin që duket i hapur për të shqyrtuar ofertat.

Sipas raportimit të “Mediafoot”, interes për Zhegrovën ka shfaqur Olimpiku i Marsejës. Klubi francez pritet të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme gjatë merkatos së verës dhe emri i mesfushorit ofensiv përmendet si një nga objektivat e mundshëm.

Raporti thekson se oferta e mundshme e marsejezëve mund të arrijë deri në 15 milionë euro. Megjithatë, bëhet e ditur se palët ndodhen ende në fazat fillestare dhe nuk kanë nisur bisedime konkrete.

Duke parë minutazhin e kufizuar të Zhegrovës, Juventusi nuk pritet të vendosë pengesa për një transferim të mundshëm, nëse kushtet financiare konsiderohen të përshtatshme. Gjithsesi, deri në hapjen zyrtare të merkatos dhe nisjen e negociatave, e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

edon zhegrov sulmuesi shqiptar olimpik marsejë juventus

Lini një Përgjigje