TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 21:04

Sulmuesi shqiptar në formë të shkëlqyer, kush është 24-vjeçari që synon të bëhet golashënuesi më i mirë në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar në formë të shkëlqyer, kush

Lorent Tolaj po kalon një formë të shkëlqyer në Ligën e Parë të futbollit në Angli. Sulmuesi 24-vjeçar, i cili aktivizohet me klubin e Plymuth, po konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së tij gjatë këtij sezoni.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Tolaj realizoi dy gola në fitoren bindëse 5-2 ndaj Kardifit, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në suksesin e ekipit. Me këto realizime, ai e çon në 14 numrin total të golave këtë edicion, ndërsa ka regjistruar edhe katër asiste.

Forma e mirë e Tolajt e ka futur atë në garë për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i ligës. Aktualisht, ai renditet mes pretendentëve kryesorë, me vetëm tri gola më pak se lideri i listës, Uoton i Stokportit, i cili ka realizuar 17 herë.

Nëse ruan këtë ritëm, 24-vjeçari pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të sezonit në këtë kategori të futbollit anglez.

Tolaj iu bashkua Plymuthit pas transferimit nga Port Vale. Më herët, ai ka qenë pjesë e disa klubeve të tjera, përfshirë Aldershot, Dunde, Salford dhe ekipin U-21 të Brajtonit, duke ndërtuar gradualisht eksperiencën e tij në futbollin britanik.

Sa i përket përfaqësimit ndërkombëtar, Tolaj nuk është ftuar ende nga ekipi i parë i Zvicrës. Kjo situatë i lë të hapur mundësinë që në të ardhmen të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë, në përputhje me rregullat e FIFA-s për të drejtën e aktivizimit me kombëtare.

Mbetet për t’u parë se cilin drejtim do të marrë karriera ndërkombëtare e sulmuesit, ndërsa në nivel klubesh ai po vazhdon të konfirmojë potencialin e tij me paraqitje mbresëlënëse në Angli.

Sulmuesi shqiptar në formë të shkëlqyer, kush

lorent tolaj sulmuesi shqiptar plymuth

Lini një Përgjigje