TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 22:03

Egnatia del me kokën lart nga miqësorja e luksit, rrogozhinasit realizojnë dy gola, por Martinez me shokë i kthejnë në realitet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia del me kokën lart nga miqësorja e luksit, rrogozhinasit

Edhe pse u mposht nga Interi me rezultatin 4-2, Egantia ka dalë me kokën larë nga miqësorja e luksit që u luajt në Ferrara të Italisë. 

Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 6. Aksion i shpejtë i ekipit të Edlir Tetovës me një pasim nga e djathta që gjeti Duamenën dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë. 


Interi barazoi rezultatin në minutën e 55. Një top i gjatë i Bastonit gjeti të vendosur gabim mbrojtjen mike. Barrela kontrolloi me të djathtën dhe mposhti portierin Sherri. 


Në minutën e 68, Egnatia kaloi sërish në avantazh. Fernando shënoi me “panenka” nga pika e bardhë e penalltisë. 


Në minutën e 80, Interi barazoi shifrat. Lazaro nga e majta nisi një harkim në zonë dhe Lautaro Martinez me kokë dërgoi topin në rrjetë. 


3 minuta më vonë, zikaltërit kaluan në epërsi. Ishte Lautaro që gjeti golin nga pika e bardhë e penalltisë.


Në minutën e 90, Interi realizoi golin e 4 dhe të qetësisë me Stabile. 


 

egnatia inter miqësorja e luksit

Lini një Përgjigje