Egnatia vazhdon të konfirmohet “hirushja” e Abissnet Superiore edhe për këtë sezon. Rrogozhinasit kanë mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1 skuadrën e Laçit.
Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11. Duamena mori një top brenda zonës dhe goditi menjëherë duke gjetur rrjetën.
Me rezultatin 1-0, u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes. Në minutën e 56, Egnatia dyfishoi shifrat. Kundërsulm fantastik nga rrogozhinasit, me Zejnullain që e la topin për Spahiun dhe ky i fundit goditi dhe ndëshkoi portierin Dajsinani.
Në minutën e 84, Laçi ngushtoi shifrat falë një autogoli. Ujka goditi nga distanca por Malota e devijoi duke dërguar topin në portën e tij.
Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e parë me 10 pikë, po aq sa Egnatia kryesuese, ndërsa Laçi mban vendin e 5 me 7 pikë.
Lini një Përgjigje