TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2024, 18:20

Egnatia pret 1500 tifozë në “Air Albania”, rrogozhinasit karikohen para finales së madhe

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia pret 1500 tifozë në “Air Albania”, rrogozhinasit

Intensiteti i përgatitjeve tek Egnatia rritet ditë pas dite. Skuadra e drejtuar nga Tetova po zhvillon seancat stërvitore në stadiumin e qytetit rrogozhinas, rreth orës 17:30.

Trajneri po provon t’i japë ngarkesën e duhur lojtarëve, pa rrezikuar t’i sprovojë ndjeshëm në aspektin fizik. Ndonëse jemi në limitet e këtij sezoni, lojtarët e Egnatias kanë shfaqur formë të kënaqshme fizike, çka është një sinjal i rëndësishëm para finales.

Seancat stërvitore priten me entuziazëm edhe nga tifozët rrogozhinas, të cilët mundohen të ndjekin përgatitjet e skuadrës në prag të duelit vendimtar kundër Partizanit. Nga burime pranë klubit deri tani interesimi ka qenë i kënaqshëm, ku janë shitur afro 1500 bileta. Klubi pritet të ofrojë edhe transport falas për në Tiranë.

egnatia tifozët rrogozhinas

Lini një Përgjigje