
Edhe në mbrëmjen e festës së madhe, Atalanta nuk i harron rrënjët e saj. Rrugëtimi filloi tetë vite më parë, me ardhjen në stol të Gian Piero Gasperinit, dhe kulmoi me fitoren historike të Ligës së Evropës në Dublin.
Një moment i veçantë për të gjithë banorët e Bergamos, por mbi të gjitha për tre futbollistë që e kanë jetuar gjjithë këtë rrugëtim në lëkurën e tyre: De Roon, Toloi dhe Djimsiti. Të tre së bashku ngritën trofeun e shumëpritur, një festë e çuditshme, por që ka një shpjegim i cili prek telat e zemrës.
Para së gjithash, ata janë tre kapitenët e Atalantës. Ai që del më shpesh në fushë me shirit në krah është De Roon, i cili për një kthesë të keqe të fatit nuk mundi të merrte pjesë në finalen e Ligës së Europës për shkak të dëmtimit.
Mungesë që do ta mundonte, por mundi ta mbushte duke qenë gjithmonë pranë shokëve të skuadrës, edhe në stol ndaj Bayer Leverkusenit. Pas tij në hierarki janë Toloi dhe Djimsiti, ky i fundit i caktuar si kapiten nga Gasperini për ndeshjen ndaj kampionëve gjermanë.
Të tre mishërojnë shpirtin perfekt të Atalantës dhe në të gjitha aspektet janë gurët e themelit të kësaj skuadre. Ata ishin aty në agimin e projektit, kur trajneri i drejtoi futbollistët e skuadrës bergamaske për herë të parë.
Në ndeshjen debutuese, në Kupën e Italisë kundër Cremonese, në raundin e tretë, të luajtur më 13 gusht 2016, Toloi ishte në fushë (gjithashtu shënues i golit të parë), Djimsiti në pankinë, ndërsa De Roon kishte fluturuar drejt Middlesbrough për një sezon, përpara se të bënte rikthimin e tij të mrekullueshëm në Bergamo dhe të qëndronte atje për të shkruar historinë.
Ja pse, me dorëzimin e Ligës së Evropës, Djimsiti vendosi të mos e ngrejë i vetëm trofeun në qiellin e Dublinit, siç ndodh gjithmonë në këto rrethana, ku është kapiteni ai që ka nderin t’i nisë festimet zyrtare.
Në skenë pranë tij donte Toloin, i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes, dhe De Roon, që e ndoqi ndeshjen nga stoli, por ishte gjithmonë i pranishëm shpirtërisht, në çdo moment, pavarësisht dëmtimit që megjithatë nuk e pengoi të largohej nga ekipi.
Në momentin kyç, duart e tre kapitenëve ishin te trofeu. Ishin ata që e ngritën lart, së bashku, siç kanë bërë tash tetë vite duke përfaqësuar të njëjtën fanellë, atë zikaltër. Një gjest që ra menjëherë në sy nga të gjithë dhe i dha kuptim tjetër këtij triumfi historik.
Ata, më shumë se kushdo, e dinë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Atalantës dhe çfarë do të thotë të rrëzohesh përpara se të triumfosh. Ky është fjalimi që Djimsiti i ka mbajtur skuadrës së tij para ndeshjes, duke iu kujtuar të gjithëve (sidomos dy kapitenëve të tjerë) se nga vijnë:
“Para ndeshjes kemi thënë mes veti: jemi humbës, kemi humbur tri finale. Të humbasim edhe të katërtën, më të rëndësishmen, është e ndaluar. Tani që fituam Ligën e Europës nuk na interesojnë më tri finalet e humbura”.
⚫️???? #Atalanta | Era giusto che la alzassero loro tre, insieme: Berat, Marten, Rafa. Il gruppo storico.
— Giorgio Dusi (@Gio_Dusi) May 23, 2024
“Prima della partita ci siam detti ‘siamo dei loser, abbiam perso tre finali’. Non potevam perdere anche la quarta, la più importante. Ora non mi frega nulla delle tre perse” pic.twitter.com/yXLCs1U7QM
Lini një Përgjigje