TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2023, 16:25

Ekipi i mbrojtësit të kombëtares rrezikon rënien në Serinë C, huliganët sulmojnë skuadrën me shufra hekuri

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi i mbrojtësit të kombëtares rrezikon rënien në

Benevento e Frederik Veselit është shumë pranë rënies në Serinë C italiane dhe pas humbjes ndaj Çitadelës në transfertë, tashmë rënia është vetëm çështje kohe. 

Të renditur në vendin e fundit, “shtrigat” nuk kanë më gjë në dorë duke qenë se një barazim i mundshëm i Breshias në javët e fundit, mjafton për të rënë. Kjo ka sjellë shumë pakënaqësi te tifozët e skuadrës, të cilët kanë sulmuar ekipin e tyre. Gjatë kohës që skuadra po kthehej për në qytet, huliganët kanë sulmuar autobusin me shufra hekuri dhe me mjete të mprehta. 

Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Benevento drejtohet nga Andrea Agostineli, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superiore. 

benevento skuadra e frederik veselit

Lini një Përgjigje