
Juventusi ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur Atalantën me rezultatin 0-2. Një gol i shënuan nga Iling Zhunior në minutën e 55 dhe një super gol i Vlahoviç në limite i mjaftuan skuadrës së Alegrit për të arkivuar 3 pikë shumë të rëndësishme për garën Champions.
Bardhezinjtë kishin raste, megjithatë Atalanta kërcënoi jo pak herë portën e Sheznit, por herë ky i fundit e herë shtylla, mbajtën të paprekur rrjetën.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e dytë në klasifikim me 66 pikë, 2 më shumë se Lacio e 3 më shumë se Interi, ndërkohë që Atalanta renditet në vendin e 6.
Lini një Përgjigje