
Emanuela Rusta vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, siç janë FIFA dhe UEFA. Gjyqtarja e Superiores ka fituar prej kohësh tashmë besimin e tyre, por tashmë është gati për një hap tjetër vendimtar dhe të jashtëzakonshëm për karrierën e saj dhe gjithë Shqipërinë.
Sipas disa mediave në vendin tonë mësohet se Rusta është përgjedhur nga FIFA për të zhvilluar një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër, ku të gjithë të përzgjedhurit dhe të përzgjedhurat do të testojnë njohuritë e tyre si pjesë e një procesi seleksionimi për Botërorin.
Në këtë seminar do të vlerëesohet paraqitja e tyre fizike, njohuritë tentike, aftësia për të punuar në VAR dhe mprehtësia e tyre për të kapur detajet, ku do të përzgjidhen më të mirat, të cilat më pas do të angazhohen në turne ndërkombëtarë, ku përfshihet edhe Kupa e Botës 2026.
Padiskutim që nëse Rusta përfshihet në këtë turne do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për arbitrimin shqiptar dhe Shqipërinë, ku një gjyqtare e Superiores të jetë në turnetë më të mëdha botërorë. Gjithsesi na mbetet të presim ditët në vazhdim dhe zhvillimin e seminarit për të mësuar më pas edhe fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj.
Lini një Përgjigje