TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 22:56

I veshur me fanellën e Kolumbisë, qirinj me vanilje dhe dengje me rrobe, çfarë fsheh shtëpia e Lamine Yamal? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I veshur me fanellën e Kolumbisë, qirinj me vanilje dhe dengje me

Lamine Yamal vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, këtë herë jo për ndonjë performancë në fushën e lojës, por përmes ekranit të kompjuterëve. Talenti 18-vjeçar i Barcelonës ka hapur zyrtarisht kanalin e tij në YouTube, duke publikuar një video të thjeshtë, por mjaft tërheqëse: një guidë brenda apartamentit ku ka jetuar gjatë dy viteve të fundit.

Detaji që tërhoqi menjëherë vëmendjen nuk ishte arredimi i banesës, por fakti që Yamal shfaqet në video me fanellën e kombëtares së Kolumbisë, duke mbajtur numrin 7 të Luis Díaz, një zgjedhje që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Në një atmosferë të çlirët dhe spontane, Yamal prezanton apartamentin në mes të procesit të zhvendosjes – me rroba të shpërndara dhe kuti të hapura kudo – duke treguar shtëpinë e tij ashtu siç është, pa filtër apo regji të rreme. Ndër elementët më kuriozë të videos janë qindra trofe dhe çmime që ai ka fituar në karrierën e tij të shkurtër, por të bujshme, nga të cilët – siç pranon vetë – disa nuk i kujtohet më se kush ia ka dhënë.

Yamal zbulon edhe një pasion të papritur: koleksionimin e qirinjve aromatikë me vanilje, të shpërndarë në të gjithë banesën. Por thesari më i çmuar për të mbetet një disk vinyl i nënshkruar nga legjenda e hip-hopit, Dr. Dre. “Nuk është shtëpia e 50 Cent, por shikoni çfarë kujtimi kam”, thotë ai me krenari.

Edhe pse banesa ka një tarracë të madhe dhe elegante në katin e sipërm, futbollisti i Barcelonës pranon se nuk e ka përdorur asnjëherë. “Menduam se do ishte perfekte për verën, por nuk vumë kurrë jastëkë në divan. Më tremb ideja se dikush mund të na shohë nga jashtë,” rrëfen ai me sinqeritet.

Lini një Përgjigje