TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2024, 22:36

Ernest Muçi shndërrohet në kryefjalën e merkatos, drejtori sportiv i Legias së Varshavës tregon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi shndërrohet në kryefjalën e merkatos, drejtori

Ernest Muçi është kryefjala e merkatos në Poloni. Ish-sulmuesi i Tiranës është lojtari më i shtrenjtë i Ekstraklasës dhe interesi mbetet i lartë.

Drejtori sportiv i Legias së Varshavës, Jaçek Zielinski, ka folur për tregun e transferimeve në janar.

Zielinski është shprehur për “Pilka Nozny” se Muçi nuk ka presion për t’u larguar. Ai thotë se sulmuesi shqiptar ka përpara “EURO 2024” dhe se i pëlqen të luajë me rivalë të fortë si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Kishte pyetje jozyrtare dhe madje përmendej shuma që klubi mund të paguante për të. I afrohemi me qetësi, nuk nxitojmë. I duhet ende të luajë në “EURO 2024”, Shqipëria është në grupin e vdekjes, por Ernestit i pëlqen të luajë kundër rivalëve kaq të fortë. Madje, luajti ndeshje të mira ndaj Aston Vilës dhe konfirmoi vlerën e tij. Muçi nuk është nën presion për t’u larguar tani për tani. Ai po zhvillohet vazhdimisht dhe tani për tani nuk duket se është lojtari më i mirë në fushë në çdo ndeshje, duke shënuar gola dhe duke asistuar. Ka ndeshje të shkëlqyera, por edhe më të dobëta. Ai ende mund të zhvillohet në ligën polake”, ka thënë Jaçek Zielinski.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare legia e varshavës

Lini një Përgjigje