
Gjatë konferencës për shtyp, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u bë publike lista e plotë e 26 futbollistëve që do të na përfaqësojnë në Gjerman.
Pritjes i erdhi fundi, trajneri i Kombëtares, Sylvinho Mendes Campos Júnior ka publikuar listën me futbollistët e përzgjedhur për “EURO 2024”. Gjatë konferencës për shtyp, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u bë publike lista e plotë e 26 futbollistëve që do të na përfaqësojnë në Gjerman.
Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Europianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë turne prestigjioz. Por ajo që bie në sy është lënja jashtë e Uzunit dhe Cikalleshit, dy prej lojtarëve të cilët kanë qenë një pikë reference gjatë kualifikueseve.
Portierët: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon SImoni
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Lacci, Ernest Mucci, Ylber Ramadani
Sulmuesit: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj Manaj, Taulant Seferi.
Sylvinho shpjegoi në konferencë zgjedhjet e bëra për listën e Evropianit. Në fjalën e tij, tekniku kuqezi i falënderoi të gjithë ata që ndihmuan Kombëtaren për tu kualifikuar në Euro 2024, por shtoi se kjo listë është përzgjedhur në bazë të në procesi të gjatë studimi që iu është bërë lojtarëve.
“Jam krenar që erdhi ky moment. Trajneri dhe stafi kanë falënderim të veçantë për ata që kontribuan, kam mirënjohje për të gjithë. Zgjedhjet janë bazuar në proces të gjatë studimi. Kemi bërë zgjedhjet për të përballur me sukses një fazë finale europiani. Puna në Kombëtare është ndryshe nga klubet. Ne në miqësore i dhamë mundësi disa lojtarëve. Dera e kombëtares është e hapur. Ne provuam lojtarët që donim, por nuk kemi kohë për eksperimente. Finalet e Europianit kanë specifikë. Jam i bindur se grupi është 100 përqind. Zgjedhja ime është e vështirë, faleminderit të gjithë. Ne do shkojmë në Europian me optizëm", tha ai.
View this post on Instagram
Lista e plotë:
1.Etrit Berisha
2.Elhan Kastrati
3.Simon Simoni
4.Thomas Strakosha
5.Naser Aliji
6.Arlind Ajeti
7.Ivan Balliu
8.Berat Gjimshiti
9.Elseid Hysa
10.Ardian Jsmajli
11.Marash Kumbulla
12.Enea Mihja
13.Mario Mitaj
14.Amir Abrashi
15.Kristjan Asllani
16.Nedim Bajrami
17.Medon Berisha
18.Klaus Gjasula
19.Qazim Laçi
20.Ernes Muçi
21.Ylber Ramadani
22.Jasir Asani
23.Armando Broja
24.Mirlind Daku
25.Rey Manaj
26.Taulant Seferi
Lini një Përgjigje