Sport27 Mars 2023, 10:44

EURO 2024, Shqipëria përballet sot me Polonin

Shkruar nga Pamfleti

EURO 2024, Shqipëria përballet sot me Polonin

Kombëtarja shqiptare nis sot rrugëtimin drejt Europianit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë që bëjnë pjesë në një grup të ndërlikuar.

Kuqezinjtë ndodhen në Grupin E, një grup me vetëm pesë skuadra.

Kjo e sotmja është ndeshja e parë për Silvinjon në krye të stolit kuqezi. Para ndeshjes, ai u shpreh se gjendja e skuadrës është optimiste, ndërsa tha se Uzuni dhe Abrashi nuk kanë asnjë shqetësim. Ai e cilësoi sfidën të vështirë por tha se nuk kanë frikë nga kundërshtari.

Të besuarit e trajnerit brazilian Sylvinho do të nisin këtë cikël kualifikues në udhëtim te Polonia e cila tanimë ka pësuar humbjen e parë, pasi është mposhtur nga Republika Çeke me rezultat 3:1.

Të gjithë në kampin kuqezi kanë bërë të qartë se duan ta nisin me rezultat pozitivë këtë kampanjë kualifikuese pasi qëllimi është i qartë, kualifikimi për në ‘Euro 2024’.

Dy ekipet përfaqësuese kanë nëntë duele ndërmjet vete deri më tani, ku polakët kanë bilanc shumë më të mirë me tetë fitore dhe vetëm një ndeshje që ka përfunduar baras në vitin e largët 1971.

Polonia dhe Shqipëria takohen në stadiumin PGE Narodoëy në Varashavë me fillim nga ora 20:45.

shqipëria