
U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ku u shënuan në total plot 11 gola.
Italia ka marrë suksesin e parë në kualifikueset e “EURO 2024”, teksa mundi 0-2 Maltën. Goli i parë erdhi nga Retegui në minutën e 15, lojtar i cili po gjen mjaft mirë veten në skuadrën e Mançinit. Goli që vulosi 3 pikët erdhi pak minutat më vonë nga Pesina.
Portugalia nuk njeh aspak mëshirë, teksa në ndeshjen e dytë triumfoi me rezultatin 0-6 në Luksemburg. Ekipi i Martinez nuk e vendosi në asnjë moment në dyshim sfidën, teksa realizoi katër herë në pjesën e parë, dopietë e Ronaldos dhe golat e Feliks dhe Silvës. Në pjesën e dytë, luzitanët vazhduan avazin me Otavion dhe Leaon. Portugalia udhëheq grupin J me 6 pikë, në 2 ndeshje. Modestët nga Luksemburgu kanë grumbulluar 1 pikë, në 2 takime.
Ndërkohë në dy duelet e tjera, Finlanda surprizoi Irlandën e Veriut në transfertë me rezultatin 0-1, teksa Sllovakia mposhti 2-0 Bosnjën.
Lini një Përgjigje