Sport26 Mars 2023, 22:28

Ja si do të luajë Shqipëria ndaj Polonisë, zbardhet formacioni i Silvinjos për ndeshjen e nesërme

Shkruar nga Pamfleti

Ja si do të luajë Shqipëria ndaj Polonisë, zbardhet

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë. Trajneri Silvinjo dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për shtypin, ndërsa më pas skuadra zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Tekniku brazilian u mundua të shuajë dilemat në lidhje me 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në duelin e parë në grupin E.

Pas një kohë të gjatë Shqipëria do të rikthehet të aplikojë skemën 4-3-3. Kështu në portë nga minuta e parë do ta nisë Tomas Strakosha, i cili ka lënë pas problemet muskulore dhe ka fituar vendin e titullarit. Në qendër të mbrojtjes do të pozicionohen Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj. Ndërsa nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Në qendër të mesfushës si titullar do të pozicionohet Ylber Ramadani. Përkrah lojtarit të Aberdin do të pozicionohen Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Në sulm konfirmohet i përhershmi Sokol Cikalleshi. Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Jasir Asani dhe Myrto Uzuni. Futbollisti i Guangzhu do të debutojë si titullar me Kombëtaren shqiptare pas formës të mirë të shfaqur në Korenë e Jugut.

Ndërsa Uzuni ka lënë pas problemet muskulore dhe është gati për të dhënë më të mirën përballë Polonisë. Sulmuesi beratas vjen në një formë fantastike, pasi numëron 20 gola me Granadën në La Liga 2.

Grupi është i plotë, ndërsa trajneri Silvinjo mund të mbështetet në pankinë, aty ku ka emra si Bajrami, Mehmeti, Gjasula dhe Seferi, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre gjatë ndeshjes. Poloni-Shqipëri do të startojë në orën 20:45.

Ja si do të luajë Shqipëria ndaj Polonisë, zbardhet

kombëtarja shqiptare formacioni për ndeshjen me poloninë