TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 20:00

Çfarë po ndodh me Ernest Muçin, Trabzonspori zyrtarizon vendimin dhe nuk i rrezikon karrierën sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me Ernest Muçin, Trabzonspori zyrtarizon

Ernest Muçi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme mes Trabzonsporit dhe Gallatasarajit, një përballje kyçe në garën për titull në Superligën e Turqisë.

Deri pak ditë më parë, në mediat turke raportohej se sulmuesi shqiptar mund të ishte në dispozicion të skuadrës, madje edhe si titullar. Megjithatë, situata ndryshoi në momentet e fundit, pasi Muçi nuk u stërvit me ekipin një ditë para ndeshjes. Stafi teknik dhe klubi kanë vendosur të mos rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes së tij fizike.

Muçi vjen pas një dëmtimi që e detyroi të largohej edhe nga grumbullimi me Kombëtaren shqiptare. Pavarësisht përpjekjeve për t’u rikuperuar në kohë, ai nuk arriti të jetë gati për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare të publikuara pak minuta para ndeshjes konfirmojnë mungesën e tij të plotë, pasi emri i sulmuesit nuk figuron as në formacionin titullar dhe as në stolin e rezervave.

Mungesa e Muçit konsiderohet një goditje për Trabzonsporin, sidomos përballë një rivali direkt si Galatasaray. Diferenca prej katër pikësh në renditje mes dy skuadrave e bën këtë takim vendimtar për ambiciet e ekipit të drejtuar nga Fatih Tekke, ku fitorja shihet si domosdoshmëri.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje