TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 17:46

Bajerni përmbys Frajburgun dhe afrohet më shumë me titullin, Leverkuseni triumfon me “manita”

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni përmbys Frajburgun dhe afrohet më shumë me titullin,

Kanë përfunduar disa nga sfidat e javës së 29-të në Bundesligë, të karakterizuara nga një numër i lartë golash dhe rezultate të luftuara deri në minutat e fundit.

Kryesuesit e Bajernit të Mynihut arritën një fitore të vështirë 2-3 në transfertë ndaj Frajburgut, duke e vendosur rezultatin vetëm në sekondat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë loja u hap ndjeshëm, me pesë gola të shënuar. Frajburgu kaloi në avantazh të dyfishtë falë golave të Johan Manzambi në minutën e 46-të dhe Lukas Holet në minutën e 71-të.

Reagimi i bavarezëve ishte vendimtar në fundin e takimit. Mesfushori Tom Bishof ngushtoi diferencën në minutën e 81-të dhe barazoi në 90+2. Fitorja për Bajernin u vulos nga Lenart Karl me një gol në minutat shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Bajerni kryeson renditjen me 73 pikë, duke lënë pas Borusian e Dortmundit me 12 pikë diferencë, ndonëse kjo e fundit ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e javës.

Në një tjetër përballje spektakolare, Bajer Leverkusen triumfoi 6-3 ndaj Volfsburgut në një ndeshje me nëntë gola. Edhe pse miqtë kaluan në avantazh 1-3, vendasit përmbysën gjithçka me një paraqitje të fortë në vijim.

Hofenhejmi u mposht 1-2 nga Mainci. Golin e vetëm për vendasit e realizoi Fisnik Asllani, duke qenë një nga pikat e pakta pozitive për skuadrën e tij.

Lajpcigu arriti një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Verder Bremen. Me këtë sukses, Lajpcigu ngjitet në kuotën e 53 pikëve, duke ndarë vendin e katërt me Shtutgartit dhe duke mbajtur një avantazh prej tre pikësh ndaj Hofenhejmit të vendit të pestë.

Lini një Përgjigje