TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2023, 17:40

Ferrari rikthehet “i ndezur” nga pushimet, Lëklerk “pole position” në Baku lë pas dy makinat Red Bull

Shkruar nga Pamfleti

Ferrari rikthehet “i ndezur” nga pushimet, Lëklerk “pole

Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, Sharl Lëklerk arriti në “pole position” dhe do ta nisë nga vendi i parë garën e së dielës.

Ai la pas në vendin e dytë Maks Vershtapen, ndërsa podiumin e plotëson piloti tjetër i Red Bull, Serxhio Perez. Karlos Sainz u rendit në vendin e katërt, ndërsa i pesti dhe i gjashti u ndanë mes Hamilton dhe Alonsos.

Ferrari rikthehet “i ndezur” nga pushimet, Lëklerk “pole

Në vendin e pestë u klasifikua Ljuis Hamilton me Mercedes, që la pas një tjetër veteran, Fernando Alonson me Aston Martin. Në “top-10” edhe Norris, Tsunoda, Stroll e Piastri. Gjatë provave zyrtare pati dy ndalesa, dy flamuj të kuq, për shkak të disa aksidenteve në pistë.

Këto rezultate sot do të jenë të vlefshme vetëm për garën e së dielës në Baku, ndërkohë që nesër do të zhvillohet gara sprint, e para e këtij sezoni. Për këtë garë të shkurtër (100km) do të zhvillohen prova të tjera zyrtare, të quajtura “shoot-out” (ora 10:30), ndërsa gara sprint do të nisë në orën 15:30.

 

sharl lëklerk ferrari formula 1

Lini një Përgjigje