TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2023, 16:36

Igli Tare dhe Lacio ndajnë rrugët këtë verë, Juventusi kërkon shqiptarin për të zëvendësuar drejtorin e dënuar

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare dhe Lacio ndajnë rrugët këtë verë, Juventusi

Juventusi është në kërkim të një drejtori të ri sportiv, pasi Federiko Kerubinit iu la në fuqi dënimi i dhënë. Emri më i lakuar për bardhezinjtë, është ai i Igli Tares që tashmë duket se do të jetë larg Lacios.

Kontrata e drejtorit sportiv të Lacios përfundon këtë verë dhe palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Juventusit kërkojnë që të përfitojnë nga ky moment dhe të bëjnë të tyrin drejtorin shqiptar.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që emri i Igli Tares lidhet me klubin e Juventusit. Edhe në të shkuarën, është aluduar për një kalim të mundshëm në Torino, por në fund ka mbetur sërish në kryeqytet.

igli tare drejtori sportiv i lacios juventus

Lini një Përgjigje