TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2025, 21:33

Festë kuqezi në Leskovac, Shqipëria ndëshkon Serbinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festë kuqezi në Leskovac, Shqipëria ndëshkon Serbinë

Përfundon me fitoren miniamle të kuqezinjve pjesa e parë e ndeshjes Serbi-Shqipëri në Leskovc.

Kuqezinjtë ndëshkuan vendasit në minutat e fundit të këtij 45 minutëshi. 

Pas zhvillimit të një goditje dënimi, goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Silvinjo erdhi me një gjuajtje predhë të Rei Manajt nga jashtë zonës.


Në minutën e 12, rasti i parë i Shqipërisë ishte me një harkim nga Hysaj në të djathë, topi shkoi te Manaj, por gjuajtja me kokë e sulmuesit ishte e gabuar.

4 minuta më vonë, Asllani provoi të rrezikonte me një goditje dënimi, por topi u devijua dhe përfundoi në duart e portierit.

Në minutën e 26, Vlahoviç tentoi me një gjuajtje nga distanca, por Strakosha kontrollon në dy kohë.

4 minuta më vonë, Serbia iu afrua golit me dyshen Vlahoviç-Mitroviç, ku i pari gjuajti në qendër të zonës dhe i dyti për fat nuk ia doli të devijonte topin drejt rrjetës me Strakoshën e pamposhtur.

Në minutën e 36, Mitaj shpëtoi portën kuqezi pas një inkursioni të Pavloviç dhe gjuajtjes së tij të devijuar që po shkonte drejt rrjetës.

2 minuta më pas provoi edhe Samarxhiç nga jashtë zonës, por Strakosha mbërtheu topin.

serbia shqipëria kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje