TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 21:34

Formula 1/ MekLaren rikthehet protagonist me sukses të dyfishtë, Norris dhe Piastri dominojnë sprintin në Majemi

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ MekLaren rikthehet protagonist me sukses të dyfishtë,

MekLaren ka qenë protagoniste absolute në Garën Sprint të Çmimit të Madh të Miamit në Formula 1, duke siguruar dy vendet e para me Lando Norris dhe Oskar Piastri. Gara e shkurtuar me 19 xhiro në pistën amerikane u diktua nga ritmi i lartë i skuadrës britanike.

Lando Norris, kampioni në fuqi i botës, kaloi i pari vijën e finishit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Oskar Piastri. Kjo shënon fitoren e parë të Norris këtë sezon, ndonëse në formatin Sprint.

Sharls Leklerk siguroi vendin e tretë për Ferrarin. Piloti monegask arriti të mbrohet me sukses në fazat e para të garës ndaj presionit të Andrea Kimi Antonelit, duke ruajtur pozicionin deri në fund.

Formula 1/ MekLaren rikthehet protagonist me sukses të dyfishtë,

Antoneli, i cili kryeson aktualisht kampionatin, nuk pati një nisje të mirë dhe u detyrua të rikuperojë gjatë garës. Në fund, ai u përfshi në një duel me shokun e skuadrës Xhorxh Rasëll për vendin e katërt, duke arritur ta fitojë këtë pozicion.

Maks Vershtapen mbeti jashtë pesëshes së parë, duke u renditur në vendin e gjashtë. Piloti holandez la pas Luis Hamilton, shtatë herë kampion bote.

Në dhjetëshen më të mirë të Garës Sprint u renditën gjithashtu Pier Gasli, Isak Hadjar dhe Franko Kolapinto.

Formula 1/ MekLaren rikthehet protagonist me sukses të dyfishtë,

lando norris oskar piastri formula 1

Lini një Përgjigje