
Franca triumfoi me rezultatin 2-0 kundër Gjermanisë në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, zhvilluar në ë MHPArena në Stuttgart. Një performancë e shkëlqyer e "Gjelave" siguroi medaljen e bronztë në këtë kompeticion, duke treguar epërsi taktike dhe efikasitet në sulm.
Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, ku Gjermania dominoi posedimin në minutat e para, por pa arritur të shfrytëzojë rastet e krijuara. Franca, e udhëhequr nga trajneri Didier Deschamps, u shfaq e disiplinuar dhe e rrezikshme në kundërsulme. Golin e parë e shënoi Kylian Mbappé në minutën e 44-të të pjesës së parë, pas një aksioni të shpejtë ku sulmuesi francez mposhti portierin Marc-André ter Stegen me një goditje precize.
Më vonë, Franca dyfishoi avantazhin në minutën e 84-të me anë të Olise, i cili vulosi shifrat 0-2.
Ndërkohë që sonte në mbrëmje, do të zhvillohet finalja Spanjë-Portugali. Derbi Iberik do të vendosë se kush do të jetë fituesi i Ligës së Kombeve.
Lini një Përgjigje