
Mbrëmjen e djeshme Shqipëria dhe Serbia u përballën në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë në kuadër të eliminatorëve për Botërorin 2026, një ndeshje e zhvilluar pa praninë e tifozëve serbë, por edhe nën masa të forta sigurie.
Në jo pak raste tifozët kuqezinj të pranishëm në stadium kanë shpërthyer në ovacione kundër serbëve, diçka normale kjo në takime të tilla.
Por nuk ka munguar edhe një sekuencë, e cila duket se ka bërë xhiron e Botës, kur një tifoz shqiptar ka puthur një gazetar serb, teksa ai ishte në transmetim live.
Deri më sot kemi parë raste kur nga tifozët ka pasur veprime apo gjeste të tilla në rastet kur reporteret ishin vajza.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, tifoz shqiptar ka puthur në faqe gazetarin serb të Al Jazeera Balkans, Milan Boskoviç.
Serbi ishte në lidhje direkte përpara “Arenës Kombëtares”, kur papritur i ka ardhur një puthje në faqe nga tifozi shqiptar i veshur me fanellën e kombëtares.
Lini një Përgjigje