TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2023, 17:40

Futbolli brazilian në zi, lojtari 21-vjeçar qëllohet në mes të rrugës me 10 plumba dhe humbet jetën

Shkruar nga Pamfleti

Futbolli brazilian në zi, lojtari 21-vjeçar qëllohet në

Futbolli brazilian është në zi pasi sulmuesi 21-vjeçar, Felipe Diogo, është qëlluar për vdekje.

Sipas raportimeve të mediave lokale, lojtari i Sao Bernardo është qëlluar për vdekje me gjakftohtësi në një rrugë të qytetit Ribeirao Preto. Agjencia braziliane e lajmeve “ge.globo” raportoi se futbollisti u godit me 10 plumba dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia po heton motivin e vreasjes dhe për zbulimin e autorëve, ndërsa klubi i tij i cili merr pjesë në kategorinë e tretë braziliane ka shprehur ngushëllimet me një postim.

Klubi i futbollit, Sao Bernardo, shpreh pikëllimin e tij për lajmin e vdekjes së futbollistit tonë, Felipe Diogo Bernardes Ferreira, i njohur si Felipe Diogo. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment dhimbjeje të thellë”.

I ndjeri ndër të tjera luajti për Kruzeiron dhe Botafogon, ndërsa vitin e kaluar iu bashkua Sao Bernardos dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të promovimit, me 18 ndeshje dhe 4 gola.

felipe diogo futbollisti brazilian

Lini një Përgjigje