
Lionel Mesi kompletoi kryeveprën e tij të tetë, për herë të tetë në karrierë fitoi “Topin e Artë”. Në fjalën e tij, “Pleshti” theksoi se ky ishte trofeu i tij i fundit i artë, duke bekuar Halandin dhe Mbapenë si pasuesit e tij. Mesi është i qartë se mosha, por dhe kampionati ku luan, e bëjnë të pamundur këtë, ndërsa prezenca e tij në Botërorin e vitit 2026 nuk është e sigurt.
Pavarësisht këtij fakti, Mesi mund të marrë një tjetër dhuratë të çmuar nga “France Football” dhe bëhet fjalë për “Super Topin e Artë”. Ky është një trofe që revista prestigjioze franceze e akordon për lojtarin më të mirë në tre dekadat e fundit. Për herë të parë, “France Football” e akordoi një çmim të tillë në vitin 1989 ku festuan 30-vjetorin e themelimit të revistës. Në ato kohë, me “Super Topin e Artë” u vlerësua legjenda Alfredo Di Stefano.
“France Fooball” po mendon që të akordojë një tjetër trofe të tillë, këtë herë në vitin 2029, ku favorit kryesor shihet sërish Leo Mesi. Në këtë garë, kampioni i Botës me Argjentinën pritet të ketë sërish rival Kristiano Ronaldon, fitues i 5 herë “Topit të Artë”, por në garë priten të jenë edhe yje të tjerë si Ronaldo fenomeni, Zidan, Ronaldinjo e shumë të tjerë.
Lini një Përgjigje