
Qendërmbrojtësi i talentuar shqiptar, Ron Raçi, është vetëm një hap larg një prej transferimeve më të rëndësishme në karrierën e tij.
22-vjeçari ka fluturuar sot drejt Kroacisë për të finalizuar marrëveshjen me Hajdukun e Splitit, një nga klubet më të mëdha dhe me traditë në futbollin kroat.
Raçi do të qendrojë në Split gjatë ditëve në vijim për të përmbyllur të gjitha procedurat që lidhen me kalimin e tij te Hajduku. Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër në orët e para të mëngjesit.
Lini një Përgjigje