
Galatasaray ka hedhur poshtë një ofertë prej 4 milionë eurosh për të ndërprerë huazimin e Alvaro Moratës nga Milani dhe për ta transferuar atë te Como, sipas raportimeve të “MilanNews”.
Sulmuesi spanjoll, i cili ka arritur marrëveshje personale me Comon, është i etur për t’u rikthyer në Serie A, por situata po zvarritet për shkak të qëndrimit të klubit turk.
Marrëveshja e huazimit të Moratës me Galatasarayn, e nënshkruar në janar, mbetet pengesa kryesore, dhe klubi mund të vendosë ta mbajë 32-vjeçarin në skuadër.
Nga ana tjetër “Tuttomercatoweb” raporton se Como është afër finalizimit të shitjes së Gabriel Strefezzas te Olympiacos për 8 milionë euro.
Kjo lëvizje shton kompleksitetin në negociatat për Moratën, ndërsa Milani dhe Como përballen me sfida për të realizuar planet e tyre në merkato.
Lini një Përgjigje