TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2023, 19:54

Gjermani na prit! “Shqiponjat” kuqezi rishkruajnë historinë, ‘fluturojnë’ me krenari drejt Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Gjermani na prit! “Shqiponjat” kuqezi rishkruajnë

Për herë të dytë në histori, kombëtarja shqiptare do të luajë në Kampionatin Europian...

“Shqiponjat kuqezi” rishkruajnë historinë pas 8-vitesh. Shqipëria është befasuar nga Moldavia në minutat e fundit, por kombëtarja është kualifikuar në Kampionatin Europian, që do të luhet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Taulant Seferi fitoi një 11-metërsh në minutën e 24, ndërsa një minutë më vonë, Cikalleshi u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Me këtë gol, sulmuesi kuqezi është ngjitur në vendin e tretë të renditjes së golashënuesve të Kombëtares, duke shkuar në kuotën e 13 të tillave, po aq sa Ervin Skela dhe duke parakaluar Armando Sadikun.

Para tij vijnë vetëm Alban Bushi me 14 gola në vendin e dytë dhe Erjon Bogdani me 18 gola në vendin e parë.

Gjermani na prit! “Shqiponjat” kuqezi rishkruajnë

Në minutën e 73, kuqezinjtë patën mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat. Seferi gjuajti nga e majta por gjeti devijimin e portierit, por më pas traversa i mohoi gëzimin e golit.

Një minutë më vonë, tjetër rast për të realizuar, me gjuajtjen e Bajramit nga jashtë zonës që nuk gjeti trekëndëshin në të majtë të portierit.

Gjermani na prit! “Shqiponjat” kuqezi rishkruajnë

Moldavia barazoi rezultatin në minutën e 87. Pas shumë përpjekjesh, moldavët gjetën golin me Baboglo.Shkëndija e parë erdhi nga vendasit në minutën e 16, me Nikolaeskun, i cili në të djathtë detyron me gjuajtjen e tij Berishën të dërgonte topin në këndore.

Në minutën e 33, moldavët kërkuan penallti, por gjyqtari skocez, Uilliam Kollum akordoi pozicionin jashtë loje.

Me këtë barazim, Shqipëria renditet në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa Moldavia mban vendin e 3 me 10 pikë, po aq sa Polonia.

Gjermani na prit! “Shqiponjat” kuqezi rishkruajnë

 

Lini një Përgjigje