TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 17:33

Gjimshiti humbet "derbin” me Hysajn, Atalanta nuk ia del ndaj Lacios

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti humbet "derbin” me Hysajn, Atalanta nuk ia del ndaj Lacios

Përballja mes dy mbrojtësve të kombëtares në Serinë A, Hysaj-Gjimshiti, ka folur për shkodranin e Lacios, që triumfoi 3-2 ndaj Atalantës. 
 
Takimi nisi vrullshëm për lacialët, që në 11 minutat e para shënuan dy gola. Fillimisht ishte De Ketelar që shënoi autogol në portën e tij, më pas në minutën e 11 dyfishoi Kastelano. Ederson shënoi për Atalantën në minutën e 33 dhe me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë. 

Në minutën e 63, bergamaskë barazuan me Kolasinak dhe Vesino në minutën e 83 shënoi dhe i dha tri pikët Lacios. Të dy mbrojtësit kuqezi vijnë në grumbullimin e Kombëtares pas 90 minutave të luajtura sot në dulein Lacio-Atalanta. Takimi tjetër i luajtur në orën 15:00, Frozinone-Verona, u mbyll në shifrat 2-1. 

lacio atalant seria a

Lini një Përgjigje