
Milani mposhti Xhenoan në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë fituan në transfertë me rezultatin minimal 0-1, ku heroi i ndeshjes ishte Kristian Pulisiç, i cili u fut nga stoli për të shënuar një gol mjaft të bukur në fundin e ndeshjes.
“Djalli” dominoi sfidën, por pa arritur të depërtonte shpesh në mbrojtjen e hekurt të Xhenoas megjithatë ia dolën në fund të merrnin 3 pikë të arta që e dërgojnë në krye të renditjes së Serisë A me 21 pikë, 3 më shumë se rivalët zikaltër, Interi. Fundi i ndeshjes ishte një marrëzi e vërtetë teksa dy portierët, Menj dhe Martinez u ndëshkuan me karton të kuq.
Milani mposhti 0-1 Xhenoan në transfertë, në një ndeshje mjaft delikate, ku heroi i ndeshjes ishte Kristian Pulisiç, i cili u fut nga stoli për të shënuar një gol mjaft të bukur në fundin e ndeshjes.
Pulisiç, i futur në pjesën e dytë, zhbllokoi takimin në minutën e 86. Gjithsesi, arbitri shtoi edhe më shumë emocionet në “Stadio Luigi Ferraris”, pasi shkoi të shikojë në VAR aksionin, për shkak se mund të kishte patur një prekje me dorë. Gjithsesi, festa ishte e gjitha e mysafirëve, pas verifikimit. Milani e mbyll takimin me një lojtar më pak, pasi portieri Menjo bëri një ndërhyrje të ashpër në afërsi të zonës. Arbitri ndëshkoi “gardianin”, ndërsa në ekzekutimin e goditjes së dënimit, vetëm shtylla ndali Xhenoan nga goli.
Besojeni apo jo, por edhe portieri Josep Martinez i Xhenoas doli me karton të kuq, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Sa i takon renditjes, Milan kryeson me 21 pikë, sakaq Xhenoa mban vendin e 15.
Lini një Përgjigje