TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2023, 16:26

Gjykata e Barcelonës “rrëzon” Dani Alvesh, nuk merret parasysh apelimi i mbrojtësit brazilian

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Barcelonës “rrëzon” Dani Alvesh, nuk merret

Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord të mbajë në paraburgim pa kusht brazilianin Dani Alvesh, i akuzuar për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Magjistratët e seksionit të tretë të Gjykatës së Barcelonës kanë rrëzuar kështu ankesën e lojtarit brazilian kudnër urdhrit të arrestit të gjyqtarit hetues që e dërgoi në burg më 20 janar, pasi u pranua në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brians 2”.

Javën e kaluar, në seksionin e tretë të Gjykatës së Barcelonës u mbajt seanca për apelimin që mbrojtja e Alvesh bëri kundër vendimit të gjyqtarit hetues për dërgimin e tij në burg pa kusht.

Siç shpjegohet nga burime ligjore, në seancën, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimës, mbrojtja e lojtarit brazilian iu referua apelit që ai bëri për të kërkuar lirimin e tij dhe, pasi këmbënguli se Dani Alvesh ka rrënjë të mjaftueshme në Spanjë për të garantuar se nuk do të largohet, ajo ka vënë sërish në dyshim versionin e viktimës, ndër të tjera për shkak se nuk paraqet lezione vaginale.

Mirëpo, ky ankimim nuk ka pasur efekt dhe Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord mëngjesin e sotëm që të mbajë brazilianin në paraburgim dhe pa kusht.

dani alvesh ish-mbrojtësi brazilian gjykata e barcelonës

Lini një Përgjigje