
Rei Manaj mbetet ende në një situatë të pazgjidhur. I larguar me marrëveshje nga Uotfordi, por që mbetet lojtar i klubit anglez, Manaj ende nuk ka gjetur një ekip.
Situata e tij komplikohet sepse sulmuesi është edhe i dëmtuar dhe ndeshjen e fundit e ka luajtur për disa minuta në dhjetor, kur sapo u kthye nga dëmtimi.
Për më tepër, nëse një klub interesohet, duhet të presë edhe rikuperimin e tij. Në mediat italiane, sipas mediave lokale “ildot.it”, Manaj është në lupën e Kozencës, ekip që ndodhet në Serinë B dhe po lufton për mbijetesë.
Diferenca me ekipet e tjera nuk është shumë e largët dhe klubi italian mund të kërkojë shërbimet e Manajt për të dhënë një ndihmë në luftën për të qëndruar.
Gjithashtu nga Spanja është raportuar se nuk përjashtohet edhe një rikthim tek Albasete në Kategorinë e Dytë spanjolle.