TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 19:01

“Gjyshi” i Champions League, mbrojtësi portugez i rrëmben rekordin prestigjioz legjendës së Romës

Shkruar nga Pamfleti

“Gjyshi” i Champions League, mbrojtësi portugez i rrëmben

Françesko Toti, gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ka arritur shumë rekorde, që tregojnë madhështinë e tij dhe faktin se ai ishte lojtari më i madh në të gjithë historinë e Romës.

Megjithatë, një rekord shumë i rëndësishëm tani duhet të fshihet nga lista e të dhënave të tij personale. Ka qenë portugezi Pepe ai që ia ka hequr gjatë ndeshjen Porto-Antuerpen, ndeshje e fazës së grupeve të Champions League.

Ndër rekordet që mbante Françesko Toti ishte edhe ai i golashënuesit më të vjetër në të gjithë historinë e Champions League.

Një rekord i vendosur më 25 nëntor 2014, kur, në moshën 38-vjeç e 59 ditë, ai shënoi në një ndeshje të kompeticionit më të lartë kontinental të luajtur me Romën e tij kundër CSKA së Moskës.

E pra, në minutën e 91 të ndeshjes Porto-Antuerpen, Pepe arriti të bëjë të tijin rekordin, duke gjetur rrugën e rrjetës 40-vjeç e 254 ditë.

Javët e fundit, gjatë ndeshjes së luajtur në fushën e Antuerpenit, Pepe kishte vendosur një tjetër rekord historik.

Në fakt, në moshën 40-vjeç e 242 ditë, ai ishte bërë lojtari më i vjetër në fushë që kishte luajtur ndonjëherë një ndeshje të Championsit.

 

pepe mbrojtësi portugez françesko toti

Lini një Përgjigje