Sport22 Shkurt 2024, 22:05

Guardiola paralajmëron largimin nga Siti dhe zbulon ëndrrën e tij: Dua të drejtoj në një Botëror ose Europian

Shkruar nga Pamfleti

Guardiola paralajmëron largimin nga Siti dhe zbulon ëndrrën e

Në një intervistë për “ESPN Brasil”, Pep Guardiola zbuloi se qëllimi i tij është të drejtojë një ekip, çfarëdo qoftë ai, në një Kupë Bote apo edhe në një Europian:

Do të doja të stërvisja një ekip kombëtar për një Botëror ose një Kampionatin Evropian. Cila përfaqësuese do të më pëlqente? Nuk e di, cila të më dojë! Për të punuar për një ekip kombëtar, duhet të të duan ty, ashtu si në një klub”.

I pyetur nëse objektivi do të ishte fitimi i kompeticionit, trajneri i Mançester Sitit nuk dëshiron të krijojë asnjë pritshmëri, madje u shpreh se e njëjta gjë ishte kur nisi te Barcelona:

Nuk e kam menduar kurrë në këtë mënyrë. Kur kam filluar, nuk kam menduar kurrë për të fituar kampionatin apo Ligën e Kampionëve. Jo. Mendova, a kam punë? Në rregull

Së fundmi, spanjolli shpjegoi se kjo mund të mos ndodhë në të ardhmen e afërt, por është diçka që ai dëshiron të bëjë përpara se të tërhiqet:

Do të doja të kisha përvojën e të jetuarit në një kampionat, një Kampionat Botëror, ose një Kampionat Evropian, ose një Kupë Amerike, ose çfarëdo. Më pëlqen kjo. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, nëse do të jetë pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, por unë do të doja të kisha këtë përvojë në një Kupë Botërore”.

pep guardiola trajneri i mançester sitit