Sport22 Shkurt 2024, 22:28

Huliganët sulmojnë autobusin e skuadrës kundërshtare dhe i thyejnë xhamat, 6 futbollistë përfundojnë në spital (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Huliganët sulmojnë autobusin e skuadrës kundërshtare dhe i

Brazili po përballet me një fenomen të ri të dhunës në futboll. Në ndeshjen e Kupës, skuadra e Fortalezës, ekip i Kategorisë sëParë, është sulmuar teksa ishte duke hipur në autobus. Gjatë daljes nga Recife, disa huliganë të paidentifikuar sulmuan autobusin e ekipit.

Ishin tifozët vendas të Recifes, të cilët hodhën sende drejt trajnerit, thyen xhamat dhe për pasojë plagosën futbollistët e Fortalezës. Pati edhe nga ata që shkuan në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë.

Huliganët sulmojnë autobusin e skuadrës kundërshtare dhe i

E gjithë kjo në kuadër të ndeshjes së Kupës, e cila përfundoi në barazim 1-1 në stadiumin “Pernabuco”. Gjashtë futbollistë janë lënduar, por jo me ndonjë problem serioz. Sulmi u dënua zyrtarisht nga Recife, mbështetësit e të cilit ishin përgjegjës për skenën e dhunshme.

recife fortaleza kupa e brazilit