TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2026, 15:43

Humbën vendin në Champions League, tifozët e Juventusit fërshëllejnë futbollistët! Spalletti: Mund të mos ishim as në Europa League

Shkruar nga Pamfleti
Humbën vendin në Champions League, tifozët e Juventusit
Luciano Spalletti

Juventusi u mposht 0-2 nga Fiorentina në javën e parafundit të Serie A dhe tani nuk e ka më të garantuar një vend në katërshen e parë. Humbja në transfertë komplikoi ndjeshëm objektivin për kualifikimin në Champions League.

Para këtij takimi, bardhezinjtë mbanin vendin e tretë në renditje, por pas disfatës gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Juventusi duhet të fitojë derbin ndaj Torinos dhe njëkohësisht të shpresojë në hapa fals të Romës dhe Milanit.

Pakënaqësia e tifozëve u duk menjëherë pas vërshëllimës finale. Në stadium pati fërshëllima ndaj skuadrës, ndërsa ultrasit kërkuan më shumë përgjegjësi dhe reagim nga futbollistët. Protestat vijuan edhe jashtë impiantit, ku tifozët brohoritën kundër gjendjes së ekipit.

Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti pranoi zhgënjimin për paraqitjen dhe situatën e krijuar në fundin e sezonit.

Tekniku tha se skuadra duhet të mësojë të përballojë presionin në ndeshje vendimtare dhe pranoi se Juventusi rrezikonte edhe të mbetej jashtë zonës së Europa League. Sipas tij, ekipi nuk tregoi qartësi dhe karakter në momentet kyçe të sfidës me Fiorentinën.

Spalletti shtoi se një klub si Juventusi duhet të jetë në Champions League, por theksoi se konkurrenca në Serie A ka qenë e fortë dhe skuadra duhet të marrë përgjegjësitë për rezultatet e këtij sezoni.

"Bëhet ndeshja e jetës tënde, ndeshja ku e hedh poshtë sezonin tënd. Sipas mendimit tim, duhet të fillojmë të reagojmë në mënyrën se si e ushtrojmë këtë presion mbi veten tonë. Është e vërtetë që kjo ndeshje, nga pikëpamja sportive, përcakton shumë gjëra, por niveli i ekipit dhe niveli i futbollit që ofroi mbetet.

Evropa? Jemi në Europa League, mund të kishim qenë edhe jashtë saj, sepse kështu funksionon. U them lojtarëve dhe stafit se është koha të përgjigjen për presionin që kemi në këto ndeshje për 'jetë a vdekje'. Sipas mendimit tim, kemi bërë një rrugëtim ku e pamë skuadrën të reagojë dhe të krijojë për të qenë një skuadër e fortë.

Ka momente të caktuara kur duhet të tregojmë një reagim, personalitet dhe një karakter që na lejon të jemi më të kthjellët në vendimet që marrim, atë që nuk e treguam sot. Ne shkojmë në shtëpi duke marrë përgjegjësitë. Një klub si Juventusi meriton të jetë në Champions League, por ka shumë skuadra të forta dhe ne marrim përgjegjësitë", tha Spalletti pas ndeshjes.

juventus champions league

Lini një Përgjigje