TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2026, 22:20

Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj Glouk, me Maran bëjmë lojë më sulmuese

Shkruar nga Pamfleti
Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj Glouk, me Maran
Elseid Hysaj

Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje epokën e re nën drejtimin e trajnerit Maran, pasi u mposht 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi Elseid Hysaj komentoi paraqitjen e skuadrës dhe ndryshimet që po kalon ekipi me stafin e ri teknik.

Sa herë që vesh fanellën e Shqipërisë, objektivi im është të jap maksimumin derisa të kem fuqi. Kemi një trajner të ri me ide të reja dhe do të duhet kohë për t’i përvetësuar. Me kalimin e kohës do të sistemohen edhe gjërat që po ndryshojnë. Ai është një trajner shumë pozitiv”, deklaroi Hysaj.

Sipas mbrojtësit kuqezi, skuadra po tenton të adoptojë një stil më ofensiv krahasuar me të kaluarën.

Kjo mënyrë loje është më sulmuese se ajo që kemi zhvilluar më parë. Duhet të vazhdojmë të punojmë për të arritur një nivel më të lartë”, shtoi ai.

Hysaj komentoi edhe momentin e tensionit gjatë ndeshjes, duke kërkuar ndjesë për reagimin e tij.

Futbolli i ka këto situata. Nuk më pëlqen të krijoj polemika, por kur pashë lojtarin që u kërkoi tifozëve të qëndronin të qetë, reagova në një moment nervozizmi. Kërkoj falje dhe fatmirësisht nuk ndodhi asgjë serioze”, u shpreh ai.

Në fund, futbollisti foli shkurtimisht edhe për të ardhmen e tij në nivel klubesh, duke konfirmuar se aktualisht është pa kontratë.

Jam pa kontratë. Kam biseduar me menaxherin tim dhe po punojmë për të gjetur zgjidhjen e duhur. Për momentin nuk kam asgjë konkrete”, përfundoi Hysaj.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares miqësorja me izraelin

Lini një Përgjigje