TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2025, 18:59

I “fali” golin e pazakontë ekipit që pritet të jetë surprizë në Botëror, nis hetimi për portierin

Shkruar nga Pamfleti

I “fali” golin e pazakontë ekipit që pritet të

Kualifikueset e Botërorit në zonën afrikane shpesh bëhen objekt hetimesh për gola apo situata të pazakonta të cilat dyshohet se kanë lidhje me trukimet e ndeshjeve. Dhe një ngjarje në veçanti ka rënë në sy në ditët e kaluara në ndeshjen mes Libisë dhe Kepit të Gjelbër, duke bërë të hapet një hetim i mirëfilltë për ngjarjen.

Federata e Libisë dyshon se portieri i përfaqësueses së saj, Murad Al-Uhishi, kishte bërë një gabim me dashje për të favorizuar ekipin kundërshtar, në ndeshjen që u mbyll me barazimin 3-3.

Libia po kryesonte 3-1, kur një gjuajtje pa pretendime nga mesfusha shkoi te portieri, i cili la topin t’i rrëshqiste mes duarve, të kalonte mes këmbëve e të ndalej më pas në rrjetë.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kjo ka shtyrë Federatën e Futbollit të Libisë të hapë hetim për 28-vjeccarin, i cili nuk mund të thuhet se është pa eksperiencë, pasi për të kjo ishte ndeshja e 21 me ekipin përfaqësueses.

 

murad al uhishi portieri i libisë

Lini një Përgjigje