TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 16:18

I trembi të gjithë javën e kaluar, nuk ka asgjë serioze për Julian Shehun; mesfushori kuqezi gati për ndeshjen me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

I trembi të gjithë javën e kaluar, nuk ka asgjë serioze

Juljan Shehu i trembi të gjithë javën e kaluar, ndërsa mbeti në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë të Uidzeu Lodz-Rakou. “Panorama Sport” mëson së fundmi se mesfushori nuk rrezikon sfidat e tetorit me Kombëtaren, pasi nuk ka dëmtim.

Vendimi i trajnerit Patrik Czubak erdhi pikërisht për të mos e rrezikuar Shehun, i cili kishte ngarkesë në aduktor. 27-vjeçari madje edhe kishte asistuar, por goli u anulua më pas me VAR. Vetëm në fund, Rakou shënoi dhe mposhti ekipin e futbollistit shqiptar.

Shehu është kthyer në titullar i padiskutueshëm nga Silvinjo, që prej paraqitjes së parë në ndeshje zyrtare. Ndeshjet me Andorrën, Serbinë dhe dy herë ndaj Letonisë i ka nisur nga minuta e parë.

I besuari i Silvinjos do të jetë kështu gati për tetorin, që rezervon takimin me Serbinë. Një përballje jo si transfertat e tjera, por që vendos shumë për fatin e kualifikueseve të Botërorit 2026.

 

julian shehu mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje