TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 15:31

Këshilli i Milanos shet stadiumin legjendar, “San Siro” i ri me 71.500 vende, hotele, dyqane dhe restorante

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Milanos shet stadiumin legjendar, “San Siro” i ri me

Një ndryshim epokal është në horizont. Stadiumi historik e legjendar i qytetit të Milanos, “San Siro”, shtëpia ku zhvillojnë ndeshjet dy nga klubet më të mëdha të kontinentit i dhe Milani do të shembet, për të ndërtuar një impiant të ri e modern, që do të jetë në dispozicion të pres finalen e kampionatit evropian 2032.

Këshilli Komunal i Milanos miratoi mbrëmë me shumicë të votave (24 vota pro) shitjen e stadiumit San Siro për 197 milionë euro, kalim pronësie që do t’u mundësojë Interit dhe Milanit të krijojnë një impiant të ri dhe modern. Shitja duhet të përfundojë brenda 40 ditëve, para datës 10 nëntor, për të shmangur pengesat ligjore që mund të ndodhin për shkak të statusit të mundshëm kulturor të stadiumit.

Arkitektët e famshëm Lord Norman Foster dhe David Manica do të realizojnë projektin për stadiumin e ri të Interit dhe Milanit në rast të miratimit të vendimit për shitjen e impiantit “San Siro” nga këshilli bashkiak i Milanos. Klubet parashikojnë prishjen e rreth 90% të strukturës aktuale, me një pjesë të unazës së dytë që detyrimisht nuk do të mund të preket, pasi nga data 10 nëntor do të hyjë në fuqi mbrojtja e Soprintendenzës, duke qenë se është një pasuri me vlerë historike.

Komunikata e përbashkët e Interit dhe Milanit e disa ditëve më parë kishte zbuluar gjithashtu disa detaje mbi stadiumin e supozuar:

Impianti i ri, i futur në një projekt të rigjenerimit urban prej rreth 281 mijë m², në shenjë inovacioni dhe qendrueshmërie, do të ketë një kapacitet prej 71.500 vendesh dhe do të ofrojë një atmosferë të pakrahasueshme, duke u strukturuar mbi dy unaza të mëdha me një pjerrësi të studiuar për të garantuar shikueshmëri optimale për spektatorët nga çdo sektor. Ai do të jetë gjithashtu në përputhje me kriteret më të larta të aksesueshmërisë, duke siguruar një ofertë, përvoja të dedikuara për të gjithë tifozët dhe disponueshmëri sektorësh me çmime të përballueshme”.

Në zonën pranë stadiumit të ri “San Siro”, do të ketë gjithashtu hotele. Sipas “Corriere della Sera” ato do të jenë me katër yje me nga 350 dhoma secili, parkingje të shpërndara në 15.000 m² dhe zyra. Nuk do të mungojnë dyqane, restorante dhe muzeu i Interit dhe Milanit me një biletë të parashikuar prej 38 eurosh dhe një vlerësim prej 450.000 hyrjesh në vit.

inter mil "san siro"

Lini një Përgjigje