TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Prill 2023, 21:16

Arrestohet “i forti” i Milanos: Do i këpus kokën ultrasit të Interit në sytë e të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet “i forti” i Milanos: Do i këpus kokën ultrasit

Nazareno Kalajo, një nga personazhet më të njohur të krimit në Milano, me nofkën “i forti i Barona”, ka përfunduar në pranga. Një aksion policor ka çuar në pranga personazhin, i cili është shumë i njohur edhe për lidhjet që ka me grupet e tifozërisë së organizuar të Interit dhe Milanit.

Mes përgjimeve të shumta ambientale apo të telefonatave të tij dhe bashkëpunëtorëve, zbulohet se personazhi i njohur i lagjes Barona në Milano, ishte një nga emrat që bënin ligjin në trafikun e drogës në kryeqendrën e Lombardisë, por edhe me kërcënime për vrasjen e kapoultrasve.

Në marsin e vitit 2022, flitet për kapoultrasin e Interit, Vitorio Baioki, i cili u vra 7 muaj më vonë. “Do shkoj në “San Siro” dhe do ia këpus kokën në sytë e të gjithëve. E sekuestrojmë, i bëjmë anestezi, e çojmë në fushë dhe e groposim. Më dënojnë me burg për gjithë jetën, por nuk do të ndodhë asgjë…”, tha ai në një përgjim. Por këto fjalë, nuk shihen se kanë lidhje direkte me vrasjen e kapoultrasit të Interit.

Ndërkohë, sa u përket kapoultrasve të Milanit, Kalajo përmend Luka Luçin dhe Xhankarlo Lombardin, me të cilët kishte përplasje për “menaxhimin e tribunave”, që do të thotë shpërndarjen e biletave. Ai flet me nipin e tij, i cili më pas i thotë “ne nuk kemi marrë kurrë një euro nga tribunat”.

Kalajo insiston më vonë: ”Unë të them të vërtetën, nëse dikush duhet të marrë një fytyrë nga ky Kataldo (krahu i djathtë i Luçit), unë shkoj dhe i qëlloj më parë Lombardit, e pastaj Katalados”. Nipi i tij ofrohet si vullnetar për të kryer vrasjen. “Më jep adresën dhe e bëj unë. Vendos kaskën dhe e heq Kataladon. Me një motor të vjedhur i qëlloj në fytyrë”, shpjegoi ai mënyrën se si do të realizonte vrasjen e kapoultrasit të Milanit nëse nuk i bindej urdhërave “të të fortit”.

nazareno kalajo i forti i milanos

Lini një Përgjigje