TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2025, 20:32

Interi ka gjetur “snajperin” e penalltive për të korrigjuar yjet, Kristjan Asllani është perfekt me 10 në 10

Shkruar nga Pamfleti

Interi ka gjetur “snajperin” e penalltive për të

Kristjan Asllani ka shënuar me penallti në dy ndeshjet e fundit të Interit ndaj Veronës e Torinos, duke ndihmuar zikaltrit të qendronin në garën për titullin kampion në Serinë A. Por mbi të gjitha, Simone Inzagi ka zgjidhur një problem jo të vogël në radhët e skuadrës së tij falë mesfushorit kuqezi.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Asllani ka treguar se është i pagabueshëm nga pika e bardhë, pasi statistikat e tij nga futbolli i të rinjve tek ai profesionist, tregojnë për 10 penallti të gjuajtura e 0 të gabuara.

Në një skuadër të madhe si Interi është e vështirë të gjesh hapësirë për të gjuajtur penalltitë, me Çalhanollun i cili është zakonisht ai që i gjuan ato te zikaltrit. Por në mungesë të turkut, vendi i është besuar pikërisht Asllanit, duke parë edhe gabimet që kanë ardhur nga lojtarë të ndryshëm të zikaltërve si Lautaro Martinez, Markus Turam dhe Marko Arnautoviç.

Pikërisht ky i fundit insistoi që të gjuante Asllani në ndeshjen ndaj Veronës dhe duke parë se sa me lehtësi realizoi ai, gjithçka u përsërit me sukses edhe për ndeshjen ndaj Torinos. Një telash më pak për Inzagin në këtë pikë të sezonit ku çdo gabim është shumë i kushtueshëm.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje