TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2025, 18:17

Nga Asllani te Pajaziti e Daku, kuqezinjtë zhvillojnë fundjavë pozitive; notat dhe statistikat e futbollistëve të Kombëtares që gjetën golin

Shkruar nga Pamfleti

Nga Asllani te Pajaziti e Daku, kuqezinjtë zhvillojnë fundjavë

Lojtarët e Kombëtares shqiptare po kalojnë një formë shumë të mirë në fundin e sezonit, duke u bërë vendimtarë në klubet e tyre.

Për të dytën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani ishte protagonist për Interin, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi golin e dytë të zikaltërve në minutën e 49, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tri pikë shumë të rëndësishme për Interin që vijon garën për titullin në Serinë A, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt.

Nga Asllani te Pajaziti e Daku, kuqezinjtë zhvillojnë fundjavë

Pas një periudhe prej dy muajsh, Mirlind Daku u rikthye te goli në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e fitores për Rubin Kazan ndaj Rostov, duke shënuar në minutën e 91 dhe duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Në fund të takimit, Daku u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Nga Asllani te Pajaziti e Daku, kuqezinjtë zhvillojnë fundjavë

Një formë shumë të mirë po kalon edhe Adrion Pajaziti në Kroaci. Mesfushori kuqezi shënoi për Goricën në sfidën ndaj Hajdukut të Split, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 48. Megjithatë, kundërshtarët barazuan në minutën e 55 dhe takimi u mbyll 1-1.

Nga Asllani te Pajaziti e Daku, kuqezinjtë zhvillojnë fundjavë

Titullarë këtë javë ishin edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Rei Manaj.

Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre dhe Andi Hadroj, Medon Berisha, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha.

kristjan asllani adrion pajaziti mirlind daku legjionarët kuqezi

Lini një Përgjigje