TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2025, 18:57

Interi krijon mundësitë për goditje në merkato, zikaltërit fusin në “listën e zezë” Asllanin dhe disa të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Interi krijon mundësitë për goditje në merkato,

Interi po mendon për të sistemuar skuadrën për sezonin e ri. Zikaltërit, përveç merkatos në hyrje, vështrimin e kanë edhe nga largimet, të cilat mund t’i sjellin para klubit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, të shumtë janë futbollistët që janë në listën e “zezë”. Sa i takon Kristjan Asllanit, për mesfushorin e Kombëtares priten të reja të rëndësishme në  vijim. Asllani ka përsëritur dëshirën e tij të madhe për të qendruar në Itali, ndërsa në krahun tjetër, Interi nuk bie nga pretendimet prej 18 milionë euro.

Taremi është në shënjestër të klubeve anglezeve, me këta të fundit që janë të gatshëm të paguajnë 8 deri në 10 milionë euro të kërkuara nga Interi. Klubet e interesuara për sulmuesin iranian janë Fulhami, Lids Junajtid, Nottngam Forest dhe Uest Hem. Kushti i Taremit është qendrimi në Europë, ku do kërkojë të  tregojë veten.

Nga Interi me gjasë do të largohen edhe futbollistë të tjerë si Espozito apo Palasios. Me paratë e fituara nga shitja e futbollistëve, mund të krijohen mundësitë për të bërë ndonjë goditje në merkato.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje