
Interi mposhti Fiorentinën minimalisht në “Artemio Franchi” në një ndeshje të vështirë për zikaltërit. Heronjtë e sfidës ishin padyshim golashënuesi Lautaro Martinez dhe asistuesi Kristjan Asllani.
Një ndeshje fantastike e mesfushorit shqiptar që dukej si dirigjent në fushën e lojës. Pasime, bllokime, vertikalizime, hapje loje, siguri dhe konfidencë, talenti shqiptar bëri një performancë për t’u duartrokitur.
Vendasit patën shanset e tyre duke shpërdoruar edhe një penallti në minutën e 72.
Interi rikthehet në krye të Serie A, 2 pikë më shumë se Juventusi, por gjithashtu ka një ndeshje tjetër për të zhvilluar dhe pritet ta thellojë akoma më shumë diferencën.
Lini një Përgjigje