Sport 5 Dhjetor 2023, 20:57

Italia “çmendet” pas djalit të Rudi Vatës, përveç Interit edhe tre ekipe të tjera synojnë të rrëmbejnë Roko Vatën

Shkruar nga Pamfleti

Italia “çmendet” pas djalit të Rudi Vatës,

Roko Vata është një nga lojtarët shqiptarë më të talentuar. Kartoni i tij zotërohet nga Sëlltiku, me 18-vjeçarin që ka shënuar 10 gola në 14 paraqitje me ekipin rezervë të klubit të Gllaskou.

Vata, djali i ish-futbollistit dhe kapitenit të Shqipërisë (Rudi Vata), ka rënë në sytë e disa klubeve italiane, pas paraqitjeve të tij. Kontrata e futbollistit skadon në fund të sezonit, por sipas Calciomercato.com, Torino, Frozinone dhe Sampdoria do të konkurrojnë në distancë për shërbimet e tij.

I gjatë 1.84 cm, sulmuesi ka luajtur për ekipet zinxhirë të Irlandës, si U-15, U-17, U-18, apo U-21. Gjasat janë të mira që djaloshi të ndjekë hapat e babait të tij dhe mundësitë që në të ardhmen të luajë në një skuadër kompetitive janë të mëdha.

Mund të lexoni gjithashtu:
https://pamfleti.net/sport/mediat-britanike-dhe-italiane-japin-lajmin-e-bujshem-interi-synon-te-rremb-i200614

Pak ditë më parë u raportua se djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, përfundoi në radarët e Interit.

Klubi zikaltër dërgoi përfaqësuesit e vet, për të ndjekur nga afër ndeshjen  e të rinjve mes Lacios dhe Sëlltikut, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht Roko Vata që është pjesë e Sëlltik.

Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.

Vata ka kontratë me Sëlltikun deri në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Sëlltikut si klubi që e ka formuar futbollistin, teksa transferimi mund të kryhet me parametra zero.

 

roko vata sulmuesi shqitar torino frosinone sampdoria