Sport23 Qershor 2023, 18:55

Italia U-21 humbi ndeshjen e parë, UEFA merr vendimin që ndryshon historinë e Europianit pas skandalit me golin e anuluar për “Axurrët”

Shkruar nga Pamfleti

Italia U-21 humbi ndeshjen e parë, UEFA merr vendimin që ndryshon

Italia U-21 humbi në ndeshjen e parë të Europianit për këtë grupmoshë, duke u mundur nga Franca U-21 me rezultatin 2-1. Italia në fakt arriti të shënonte golin e barazimit dhe nga pamjet filmike dukej qartë që topi kishte kaluar vijën fatale, por arbitri nuk e konsideroi gol dhe la në fuqi rezultatin 2-1.

Në mungesë të sistemit VAR dhe teknologjisë në portë, polemikat janë të shumta dhe italianët ndihen të vjedhur. Kjo ka bërë që UEFA të marrë një vendim të rëndësishëm. Duke nisur nga ndeshjet çerekfinale, do të ketë sistem VAR dhe diçka e tillë është vendosur ditën e sotme.

Duke qenë se ndeshjet janë me një takim të vetëm, një gabim mund të ndryshojë fatet e skuadrave dhe për këtë UEFA ka menduar që të shmangen duke vënë sistemin VAR. Fillimisht, ishte menduar që Europiani i kësaj grupmoshe të bëhej pa VAR dhe për herë të parë në histori, VAR-i do të jetë aty.

italia u-21 francë u-21 uefa